Presidentja Osmani kujtoi sot Shën Terezen në përvjetorin e ikjes në amshim dhe shenjtërimit të saj

by engel

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar sot Shën Terezen, në ditën që shënon 27 vjetorin e kalimit të saj në amshim dhe dita e Shenjtërimit të saj që kishte ndodhur me 5 shtator 2016 nga Selia e Shenjtë në Vatikan.

Në postimin e saj në facebook, Presidentja ka filluar me evokimin e deklaratës historike të Nënës Tereze ku thoshte se “Me gjak jam shqiptare” për të vazhduar tutje duke sjellur virtytet e saja të paçmuara në kujdesin ndaj njerëzimit.

Postimi i plotë:
“Me gjak unë jam shqiptare. Me shtetësi jam indiane. Me besim unë jam një murgeshë katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës…” – Shën Tereza.
Në Ditën e Humanizmit, nderojmë jo vetëm jetën dhe trashëgiminë e një gruaje të jashtëzakonshme, por edhe vlerat që ajo mishëroi – dhembshurinë, dashurinë dhe shërbimin ndaj njerëzimit.
Nënë jonë Terezë mbetet një fanarë dhembshurie, përulësie dhe shërbimi vetëmohues ndaj njerëzimit. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, me krenari e identifikoi veten si shqiptare, ndaj vepra e saj jetësore gjithnjë na mbushë zemrat me krenari e frymëzim.
Përkushtimi i Nënë Terezës për më të varfrit, besimi i saj i palëkundur dhe dashuria për njerëzit, pavarësisht nga prejardhja e tyre, duhet të jenë udhërrëfyes për një botë më humane.
Në 27 vjetorin e ikjes në amshim e kujtojmë me respekt dhe jemi krenar që botës i dhamë nënën më të madhe që njohu njerëzimi, Gonxhe Bojaxhiun, të Shenjtën Terezë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy