Selmanaj: Nisja e punëve për autostraden Prizren-Tetovë po del të jetë mashtrim i rradhës i kësaj qeverie

by engel

Pas deklarates së Ministrit të Transporteve të Maqedonisë së Veriut Aleksander Nikolovski i cili vë në dyshim ndërtimin e rrudës Tetovë-Prizren, ka reaguar me kritika Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj.

Në deklaraten e Ministrit Nikolovski thuhet se për atë rrugë nuk ka ende asnjë lëvizje, “së pari është e nevojshme të bëhet një projekt, pastaj të shikojmë se çfarë vlere do të ketë dhe të shikojmë nëse mund të realizohet apo jo”.

banner

Duke u thirrur në këtë deklaratë të ministrit Nikolovski, Deputeti Selmanaj ka thënë se promovimi i para disa ditëve i nisjes së punëve për autostratden Prizren-Tetovë nga ana e Ministrit Aliu dhe zëvendësit të tij Hyseni po del të jetë një tjetër mashtrim.

Ai i ka parositur ministrin dhe zëvendësministrin që më mirë është të përfundojnë sa më parë urën e Badovcit apo ndonjë projekt tjetër që kanë filluar moti, se sa të mashtroni me projekte të tilla.

Postimi i plotë:
Rreth një muaj më parë, Ministri i Infrastrukturës njoftoi se ka nisur ndërtimi i LOT-it të I-rë të rrugës Prizren-Tetovë, një projekt që në total do të kushtojë 35 milionë euro.
Megjithatë, ky është një tjetër mashtrim për qytetarët e Prizrenit, Tetovës dhe të gjithë Kosovës. Edhe pse jemi në vitin e katërt të qeverisjes, ende nuk kanë përfunduar as edhe një projekt (përveç urës në Saradran).
Albini dhe Vetëvendosja, të kapur nga paniku që kanë dështuar në çdo fushë, kanë nisur një projekt vetëm për të krijuar iluzionin e suksesit.
Këtë mashtrim zgjedhor e zbuloi më së miri Ministri i Infrastrukturës i Maqedonisë, i cili deklaroi se pala maqedonase as nuk ka projekt, as nuk ka marrë vendim nëse do ta realizojnë.
Prandaj, z. Ministër i Infrastrukturës Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi, do të ishte më mirë të përfundonit urën 30 metra të Badovcit apo ndonje projekt tjeter që ka filluar motiiii sesa të përpiqeni të mashtroni me “fillimin e punimeve” per rrugën Prizren-Tetovë.
Qytetarët tashmë e kanë kuptuar, se ashtu si keni dështuar në Komunën e Prishtinës, po dështoni edhe në Ministrinë e Infrastrukturës.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy