Bllokimi i rrugëve në Serbi, kundërpërgjigjet Qeveria, mbyll Bërnjakun për qarkullim – Sveçla përmend arsyen

by Nexhat

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla thotë se grupe ekstremistësh të maskuar të cilët në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit serb kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët.

Sveçla thotë se një ndalesë e tillë ju bë edhe një familjes e cila po udhëtonte për në Gjermani, i është pamundësuar vazhdimi i udhëtimit dhe është kthyer prapa me forcë.

Ai thotë se e gjithë kjo po ndodhë para syve të policisë së Serbisë, dhe sipas tij, kjo e bën edhe Serbinë bashkëfajtore.

“Kjo po ndodhë para syve të policisë së Serbisë, fakt ky që e bën atë bashkë fajtore. Këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, janë absolutisht të papranueshme për ne

Prandaj, deri në stabilizimin e qarkullimit normal, të pa pengueshëm dhe të sigurtë për të gjithë udhëtarët, pika kufitare në Bërnjak mbyllet për qarkullim”, shkroi Sveçla në Facebook

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy