Këtyre ditëve kur janë kthyer ndeshjet futbollistike si në kampionat e po ashtu në ndëshjet ndërkombëtare të kombëtarës, ka dal në pah se terreni i fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” është jo cilësor dhe jashtë standardeve për të zhviluar ndeshjet e futbollit.
Deri tani janë paraqitur shumë ankesa nga njohës të futbollit, lojtarë e trajner, deri te trajneri i kombëtarës së Kosovës Franco Foda, të cilët tregojnë se fusha nuk është cilësore e as e përshtatshme për të luajtur në të.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar ish zëvendësministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Engelbert Zefaj. Në një postim në profilin personal Zefaj e ka fajësuar Ministrin Hajrullah Çeku si përgjegjës për cilësinë e dobët të terrenit të futbolllit. Zefaj ka kërkuar nga Ministri Çeku që të tregoj përse është kjo cilësi e dobët edhe pse janë paguar 1.3 milionë euro, edhe pse ishte thënë se është ndërtuar me sistem hibrid të fjalës së fundit, edhe pse ishte thënë se është ndërtuar nga kompani të certifikuar nga UEFA.
Ish zëvendësministri Zefaj e bën ministrin Çeku përgjegjës për këtë situatë sepse sipas tij, kur ishte inauguruar stadiumi, ministri i kishte marrë të gjitha meritat për projektin e suksesshëm, ndërsa tani po hesht dhe nuk po ofron asnjë shpjegim për ankesat e shumta të sportistëve që luajnë në terren!