Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka qëndruar sot për një vizitë në Prishtinë. Në një konferencë për media, Lajcak ka thënë se ndodhet në Kosovë me ftesë të zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe shefit të ekipit negociator, Besnik Bislimi,
“Jam këtu në Prishtinë sot pas ftesës nga z.Besnik Bislimi si pjesë e përgatitjeve për takimin e kryenegociatorëve që do ta mbajë në Bruksel në ditët në vazhdim”, ka thënë Miroslav Lajcak.
Ndonëse me ftesë të zëvendëskryeministrit Bislimi, goditjet ndaj Lajcak s’kanë munguar nga figura të partisë që drejton kryeministri Albin Kurti.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajqinovci, ka zgjedhur ta godas Lajcakun, duke thënë se s’ka pasur asnjë sukses meqë ka qenë i njëanshëm dhe vazhdon të jetë i njëanshëm.
„Lajçak po bëhen tri vjet që nuk e ka asnjë sukses në bisedime Kosovë-Serbi, arsyeja është thjeshtë, ishte dhe mbetet i njëanshëm“, ka shkruar Bajqinovci.