Niveli arsimor mes partnerëve, sa rëndësi ka për një marrëdhënie të shëndetshme

by Merita

Në ditët e sotme niveli arsimor i individit është gjithnjë e në rritje, pra tashmë i jepet prioritet të madh ndjekjes së Universitetit, Masterit, Doktoraturës etj, për të pasur një formim sa më të mirë personal. Por megjithatë, kjo nuk do të thotë se të e gjithë popullsia e vendit tonë do të ketë një nivel të njëjtë arsimimi, dhe duke qënë kështu mund të ndodhë që të krijohen lidhje dhe të bëhen martesa mes personave që nuk kanë formim të njëjtë arsimor.

Por a funksionojnë këto lidhje?

banner

Për të krijuar një ide më të mirë në lidhje me funksionimin e një lidhje të tillë kemi organizuar diskutimin e përjavshëm të ditës së Enjte me temë “Disniveli arsimor mes partnerëve, sa rëndësi ka për një lidhje të shëndetshme?”

Disa nëna kanë menduar se disniveli arsimor nuk ka rëndësi, pra lidhja do të jetë e shëndetshme edhe nëse partnerët nuk do të kenë të njëjtin formim arsimor…

“Funksionon dhe shumë mirë madje!”
“Po, mund të mbahet një familje e shëndetshme edhe nëse partnerët kanë disnivel arsimor, nëse ka mirëkuptim mes tyre kjo nuk ka rëndësi.”
“Mendoj se funksionon shumë mirë nqs; mes dy njerëzve ka dashuri arsimimi nuk e bën njeriun, thjesht e zhvillon atë në një fushë të caktuar.”
“Lidhja e shëndetshme ka nevojë për mirëkuptim reciprok, dashuri, besim dhe tolerancë. Arsimimi është një aspekt i rëndësishëm në formimin e karakterit dhe personalitetit të individit por nuk është thelbësor për të pasur martesë të shëndetshme! Mjafton të jetë dashuria në mes dhe gjuha e komunikimit arrihet.”
“Mendoj se funksionon shumë mirë. Rëndësi për mua nuk ka niveli i arsimimit por edukata e familjes dhe ato që një person ka mësuar në jetë.”
“Për mendimin tim ka shumë rëndësi edukata që një person ka sepse në përgjithësi na ndodh të shikojmë edhe persona me diploma në xhep por që nuk janë edhe aq të edukuar e madje për ta shkollimi është thjesht një mënyrë

Por jo të gjitha nënat mendojnë se disniveli arsimor është kaq i parëndësishëm mes partnerëve…

“Vështirë të funksionojë jo martesa, por qoftë edhe një lidhje e thjeshtë. Si mund të shtyhet me dikë që nuk të emocionon intelektualisht ose e kundërta ta kalosh jetën me dikë që nuk e kupton ku flet! Dashuria nuk është vetëm seks.”
“Niveli arsimor ka të bëjë shumë, familja si do të jetë edhe mund të funksionojë por do të ketë shumë vështirësi. Mendoj se më mirë do të funksiononte një familje në të cilën jetojnë persona me të njëjtin nivel arsimor”.

Por si është e vërteta?

Ashtu si kuptohet edhe nga mendimet e nënave, e gjithë rëndësia e nivelit arsimor varet nga vetë personi. Që do të thotë, nëse një person i arsimuar nuk e konsideron si kusht jetik arsimimin e partnerit për një marrëdhënie të mirë (dhe anasjelltas), kjo marrëdhënie mund të jetë e shëndetshme duke qënë se prioritet mund të kenë vlerat e tjera që partneri mund të ketë.

Edhe një njeri jo i arsimuar mund të jetë i edukuar dhe të punojë fort për të jetuar më mirë, mund të ketë një dëshirë të madhe për të komunikuar me partneren si edhe një dëshirë të madhe për të mësuar gjëra të reja edhe pse nuk frekuenton Universitetin.

Megjithatë kjo nuk e përjashton mundësinë e mosfunksionimit të marrëdhënies si pasojë e disnivelit arsimor, sepse mund të ndodhë që personi jo i arsimuar të ketë ide që nuk përputhen me realitetin e partneres së arsimuar dhe në këtë rast bashkëjetesa bëhet e vështirë.

Prandaj është e rëndësishme që të respektoni që në fillim parimet tuaja, dhe nëse mendoni me fanatizëm se martesa juaj duhet të bëhet me një person që ka të njëjtin nivel arsimimi me ju, duhet ta mbroni këtë bindje deri në fund, në të kundërt mund të keni probleme në të ardhmen./Psikologjia

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy