Pse Italia luan me fanella të kaltra pavarësisht se nuk është një ngjyrë në flamurin e tyre

by Nexhat

Italia gjithmonë do të luajë me fanella të kaltra si vendas, por përse ‘Azzurrët’ do të mbajnë këtë ngjyrë specifike pavarësisht faktit se nuk paraqitet në flamurin e tyre.

Ekipi i Luciano Spallettit pati një aventurë zhgënjyese në Euro 2024, pasi ata dështuan që të çojnë përpara momentumin e krijuar pas fitores 2-1 ndaj Shqipërisë në ndeshjen hapëse

Italianët u rrëzuan nga gara pas humbjes që pësuan ndaj Zvicrës në 1/16-tat, pasi përfunduan në pozitën e dytë në Grupin B pas Spanjës që në fund u shpall kampion i Euro 2024.

Arsyeja e vërtetë se pse ata veshin fanella të kaltra, sipas disa burimeve të ndryshme, është për të nderuar Shtëpinë Italiane të Savojës, Familjen Mbretërore të vendit, e cila ishte në krye kur Italia u bashkua në 1861

Arsyeja e vërtetë se pse ata veshin fanella të kaltra, sipas disa burimeve të ndryshme, është për të nderuar Shtëpinë Italiane të Savojës, Familjen Mbretërore të vendit, e cila ishte në krye kur Italia u bashkua në 1861.

E ardhmja e Familjes Mbretërore ishte subjekt i një referendumi kushtetues pas Luftës së Dytë Botërore dhe u pasua nga Republika Italiane në 1946.

Një total prej 54.27 për qind e njerëzve votuan për republikë, ndërsa pjesa tjetër prej 45.73 për qind votuan për mbajtjen e monarkisë.

Jugu i Italisë ishte kryesisht në favor të monarkisë, ndërsa veriu ishte në favor të republikës.

Megjithatë, fanella e kaltër mbeti, përkundër faktit se ngjyrat e flamurit të Italisë janë e gjelbra, e bardha dhe e kuqja dhe se shteti nuk ka më një Familje Mbretërore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy