SHBA: Do angazhohemi në Komisionin e Posaçëm anti-korrupsion në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve

by Nexhat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar lidhur me Komisionin e Posaçëm anti-Korrupsion që drejtohet nga Fatmir Xhafaj

Përmes një deklarate, SHBA shprehet se si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit

banner

“Ne presim që puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.

Komisioni i Posaçëm anti-korrupsion ka në përbërjen e tij 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Kjo e fundit deri më tani ka bojkotuar punën e komisionit, që drejtohet nga socialisti Fatmir Xhafaj.

Lidhur me Komisionin ka pasur aludime se ai është ngritur për të vendosur nën kontroll SPAK, një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë së re, që ka si mision luftën ndaj korrupsionit në nivele të larta dhe krimit të organizuar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy