U nisën nga Spitali i Prishtinës me fëmijën e sëmurë për në Gjermani, familja kosovare kthehet mbrapsht nga maskat në Serbi
Një familje kosovare është ndaluar nga disa persona të maskuar në kufirin e Serbisë .
Klan Kosova merr vesh se familja ishin nisur për në Gjermani nga Spitali i Prishtinës, ku e kishin fëmijën për trajtim, e janë kthyer mbrapsht nga maskat në Serbi.
Klan Kosova ka siguruar edhe pamje nga momenti i kthimit të tyre, ku njëri nga familjarët thotë se edhe policia serbe po qëndronte para personeve të maskuar.
“Na kthyen, policia në të gjitha anët, përpara njerëz me maska para tyre”, është shprehur ai pas kthimit, në një bisedë me një polic kosovar.