VUSHTRRI/Idrizi viziton stacionin policor, shpreh mirënjohje ndaj përkushtimit të policëve

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e ka vizituar sot stacionin policor në Vushtrri.

Këtë vizitë, Idrizi e bëri në nder të 25 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës

Ai ka shprehur mirënjohjen e tij dhe të qytetarëve të Vushtrrisë, ndaj policëve për shërbimin e tyre ndaj qytetarëve.

“Kryetari Idrizi, u prit nga zëvendëskomandanti, Toger Shaban Salihi, si dhe nga zyrtarët policor, të cilët i ka falënderuar për punën e tyre”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.

“Policia e Kosovës që nga e themelimi ka qenë dhe vazhdon të jetë shtylla kryesore e rendit, sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve tanë. Të gjithë policëve, faleminderit për punë tuaj në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Idrizi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy