Me një profil në facebook ka reaguar për humbjen e Kosovës ndaj Rumanisë, trajneri më i mirë në botë i xhudos, Driton Kuka. Ai ndër të tjera ka thënë se loja e ekipit tonë ishte e dobët dhe këtu ska cfarë të thuhet tjetër, gjithçka ka shkuar huç! Mirëpo sipas tij, sportistët tanë duhet të përkrahen, sidomos kur ata kalojnë një ditë të keqe si ajo e djeshme!
Kuka ka bërë ftesë që pavarësisht ndeshjes së djeshme ta rrisimi mbështetjen për sfidat e ardhshme të përfaqësueses së Kosovës.
Postimi i plotë:
Për një ditë të mirë …
Sportin merreni me sportivitet!
Rumania realisht aq sa unë e pash kishte nivel tjetër të ekipit në raport me futbollistët tanë.
Fituan me meritë.
Ne si popull e dojmë sportin e sidomos futbollin por të jemi real me mundësitë e ekipit!
Loja e ekipit tonë ishte e dobët ska fjalë,skuptoj shumë në pjesën e strategjisë e taktikës në futboll por mbramë diçka shkoj huq.
Sportistët tanë e ekipi në përgjithësi duhet përkrah kur janë në ditë të keqe e jo ndryshe!
Ti përkrahim edhe më shumë në sfidat e ardhshme