Inaugurohet shtatorja e Ibrahim Rugovës në Podujevë

by engel

Në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut është zbuluar shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë. Përveç qytetarëve të shumtë, në zbulimin e kësaj shtatore morën pjesë edhe krerët e shtetit.

Presidentja Vjosa Osmani tha se shtatorja e ish-presidentit Rugova nuk është vetëm një monument prej bronzi, por testament i idealeve për të cilat ai punoi deri në vdekje siç u shpreh ajo për një Kosovën të lirë, të pavarur dhe demokratike.
Ajo potencoi se në këtë datë historike, me inaugurimin e kësaj shtatoreje po nderohet kujtimi për siç e quan ajo udhëheqësin e madh Ibrahim Rugova, për çka tha se orientoi Kosovën drejt vizionit euroatlantik dhe solli vëmendjen e gjithë botës demokratike në Kosovë.

banner

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tha se ish-presidenti Rugova si intelektual e idealist doli në ballë të lëvizjes për pavarësi në kohën kur po rrënohej liria dhe po rrezikohej rezistenca e popullit. Gërvalla potencoi se Rugova me vizionin e tij dhe udhëheqjen e matur, Kosova jo vetëm që shpalli pavarësinë dhe filloi jetësimin e saj, por edhe i shpëtoi goditjes së planifikuar me dekada të nacionalizmit serb.

Ish-presidenti Fatmir Sejdiu tha se Rugova duke konsideruar si vlerë themelore dhe humane lirinë, arriti ta bënte atë. Ai tha se me kulturën dhe udhëheqjen e tij civilizues, Rugova u bë frymëzim dhe krenari për shqiptarët.

Ndërkaq, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha se zbulimi i shtatores së Rugovës është një kujtim i përjetshëm për njeriun që me urtësi, qëndresë dhe vizion udhëhoqi Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë.

Në një fjalë rasti, në emër të familjes Rugova, foli djali i ish presidentit Rugova, Ukë Rugova përgëzoi skulptorin Gëzim Muriqin për krijimin e kësaj shtatoreje, derisa tregoi edhe domethënien e pamjes së shtatores. Ndërkaq, i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./Kosova Press

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy