Policia e Shkodrës thotë se është vënë në kërkim të autorit ose autorëve të sulmit me armë zjarri të ndodhur në Shkodër këtë të shtunë, raporton A2 CNN.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Range Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit Sokol Kajoshi.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, konfirmoi policia.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit.