A janë klubet e natës arsyeja e përjashtimit të Zhegrovës, Muslijës dhe Muricit?

by Nexhat

Para pak minutash, Federata e Futbollit e Kosovës bëri një njoftim të papritur.

FFK-ja njoftoi se Edon Zhegrova, Florent Muslija dhe Arijanet Muric janë përjashtuar nga grumbullimi, për shkak se “kanë thyer rregulloren”, e cila është vendosur nga FFK-ja dhe selektori, Foda.

Megjithatë,mësohet nga burime brenda tifogrupit “Dardanët” se treshja në fjalë mbrëmë kishin qenë në një klub nate.

Kështu, kjo arsye ishte e mjaftueshme që selektori Foda t’i përjashtojë.

Mirëpo, ende zyrtare nuk ka asgjë nga Federata, vetëm nga tifozë të afërt me FFK-në.

Kosova e humbi ndeshjen e parë të këtij muaji si vendas nga Rumania, derisa të dytën e luan ndaj Qipros në udhëtim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy