Abdixhiku e mbështet Zhegrovën, pas përjashtimit, e quan aset kombëtar: Edoni do të ngritet mbi çdo padrejtesi

by Nexhat

Gjatë ditës së sotme tre futbollistë të Kombëtares së Kosovës janë përjashtuar nga kampi, për arsye se i kanë thyer rregullat që i kishin vendosur përzgjedhësi Foda dhe FFK-ja.

Tre futbollistët Edon Zhegrova, Florent Muslija dhe Aro Muric janë të përjashtuarit e kombëtares, .

Ndërkohë pas kësaj ngjarje ‘tronditëse’, ka reaguar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka dal në mbrotje yllit të Kosovës, Edon Zhegrova.

“Edoni do të ngritet mbi çdo padrejtësi. Sepse i tillë është. I drejtë dhe fitues. Të drejtit shpesh shkelen sepse është e lehtë, por si fitues që është do t’i mundë të gjithë! Kokën lartë djalë! Në vargun e gjatë të dështimeve të futbollit kosovar, je shpresë që në fund Kosova ka me ja dalë!”, ka shkruar ndër të tjera i pari i LDK-së.

Kosova ndeshjen e radhës e luan ndaj Qipros nesër me fillim nga ora 18:00, në mungesë të këtyre tre yjeve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy