Golden Eagle Ylli fiton me përmbysje ndaj Bashkimit dhe kualifikohet në gjysmëfinale

by Nexhat

Në një atmosferë të jashtëzakonshme në Prizren, Golden Eagle Ylli është kualifikuar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës, ku me përmbysje shënoi fitore ndaj Bashkimit me rezultat 67:63 (12:16, 15:19, 20:10, 20:18).

Prizrenasit e nisën ndeshjen shumë më mirë dhe të përkrahur nga tifozët vendas fituan pjesën e parë 27:35, derisa epërsinë më të lartë e kishin 16 pikë, 12:28

banner

Por në pjesën e dytë, Ylli u rikthye furishëm. Në periodën e tretë kaloi në epërsi 47:45 dhe lojë e barabartë u zhvillua deri në fund, por në çastet e fundit, therandasit ishin më të vëmendshëm dhe fituan 67:63.

MVP i ndeshjes Golden Eagle Ylli-Bashkimi ishte Gëzim Morina i Yllit, i cili e mbylli ndeshjen me 14 pikë, shtatë kërcime e katër asistime

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy