“Intelektuali Gjekmarkaj ka përballë Ulsiun e Louis Vuitton, Salianji “banorin” e SPAK”/ Berisha krahason drejtuesit politikë të PD me ata të PS

by Nexhat

Në mbledhjen e sotme të kryetarit të Partisë Demokratike me drejtuesit politikë në qarqe, Berisha prezantoi dhe njëherë drejtuesit e zgjedhur të PD-së. Sali Berisha krahasoi një për një drejtuesit politik të PD me ata të PS.  Berisha tha se në Lezhë nga PD është zgjedhur drejtues politik Agron Gjekmarkaj, një intelektual dhe publicist, që nuk krahasohet me figura të partisë së krimit

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, e bëj këto krahasime dhe i bëj me keqardhje, por nuk mund të pranoj poshtërimin që bëri Edi Rama sot ndaj qytetarëve shqiptarë, duke servirur ekipin e krimit para jush. Pa të shkojmë në Lezhë. Krahasoni pak publicistin, politikanin, intelektualin Agron Gjekmarkaj, që për intelektualitet e gjithë partia e krimit nuk ka as 1/3 e tij me Ulusiun. Ulusiu që e do Louis Vuittonin, i do çantat Louis Vuitton, por ia vjedh Damani. E kuptni ju, apo?

banner

Qytetarët do thonë që është gjuhë kodi, po po kodi është ua them dhe unë, se unë nuk mbaj gjëra të fshehta. Po më të pru Ulusiun të vjen turpi mor! Me të rekomandu Ulusiu për udhëheqës politik. Po Arben Ndoka ishte më trim. Po në hije janë vëllazën siamezë me Arben Ndokën. Po, po”, tha Berisha.

Më tej, Berisha tha se drejtuesi politik i PD në Elbasan Ervin Salianji ka përballë një ‘banor të SPAK’, Arbjan Mazniku. Berisha shprehet se Salianji me guxim i dha një goditje të fuqishme një prej klaneve më të rrezikshme në Shqipëri e në Ballkan, mafies Xhafa

“I kam këtu përpara, Ervin Salianji, Arbjan Mazniku. Arbjan Mazniku, kopja në vjedhje e Erion Velisë, është ortaku i Milo Rancit, mafiozit të Venecias. Arbjan Mazniku është i pangopuri, është zëvendësi i Erion Veliajt te 5D. Është banor i Skapit të partisë. Po më thoni ju mua, çfarë do në Elbasan ky njeri? Çfarë merite ka ky përveç vjedhjeve të tmerrshme që ka bërë në Tiranë?

Ervin Salianji ka meritën e madhe, sepse është përpjekur me të gjithë energjinë, guximin e tij të mbrojë interesat publike. Ervin Salianji, i dha një nga goditjet më të fuqishme njërit prej klaneve më të rrezikshme në Shqipëri dhe Ballkan mafies Xhafa. Dhe sot e kësaj dite persekutohet. Nga kush? Nga mafiozi Xhafa dhe nga Edi Rama. Krahasoni atë. A janë të pakrahasueshëm këta dy persona? Më thoni?”, deklaroi Berisha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy