Kryeministri Albin Kurti njoftoi për një nismë që të shpërblehen me çmime ata që angazhohen vulletarisht.
Në një video të publikuar në Facebook, Kurti tha se “në Kosovë ka shumë qytetarë që angazhohen vullnetarisht për ta avancuar shoqërinë tonë” dhe se “këto kontribute meritojnë të promovohen dhe falënderohen”
Ai iu bëri thirrje qytetarëve që t’i nominojnë “të rinjtë, komunat, bizneset, përfaqësuesit e diasporës dhe figurat publike që janë angazhuar ose e kanë përkrahur vullnetarizmin në Kosovë”.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet “në dhjetor”, tha kryeministri në video.
Afati për nominime për Çmimet e Vullnetarizmit është deri më 30 shtator 2024, përmes organizatës TOKA, siç shkroi ai në Facebook.