Nis operacioni i kërkimit, prej 3 ditësh turisti lituanez ka humbur kontaktet në Valbonë

by Nexhat

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka nisur një operacion të Kërkim-Shpëtimit në Valbonë – Bjeshkët e Nemuna

Sipas Klankosova, bëhet fjalë për një person, turist lituanez, i cili ka dalë për të eksploruar zonën, por prej datës 5 shtator nuk është rikthyer në bujtinën ku ishte akomoduar

Shtetasi në fjalë ka qëndruar në një bujtinë në Valbonë e më pas është larguar pa bërë asnjë njoftim.

Familjarët dhe banorët pas shqetësimit për situatën e krijuar kanë kërkuar ndihmë për ta lokalizuar pasi vonesa e tij dhe mos lajmërimi në telefon është jo e zakonshme

Turisti dyshohet se është nisur në drejtim të Thethit dhe që prej 6 shtatori nuk ka asnjë informacion për të

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Kosovës dhe Shqipërisë sot në mëngjes kanë nisur një aksion të përbashkët për gjetjen e tij.

Kërkimet po përqendrohen në shtegun Valbonë – Theth

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy