Një sulmues i vret tre izraelitë në kufi me Jordaninë

by Nexhat

Tre njerëz janë vrarë me armë zjarri të dielën në pikëkalimin kufitar mes Bregut Perëndimor dhe Jordanisë, thanë zyrtarët izraelitë.

Ushtria izraelite tha se një burrë i armatosur erdhi në pikëkalimin Allenby nga pjesa jordaneze me një kamion dhe hapi zjarr ndaj forcave të sigurisë, të cilat e vranë atë gjatë këmbimit të zjarrit.

Tre civilët e vrarë në këtë sulm janë izraelitë, tha ushtria.“Terroristi u eliminua nga forcat e sigurisë. Tre civilë izraelitë vdiqën në vendin e ngjarjes si pasojë e sulmit”, tha ushtria izraelite.

Shërbimi emergjent i Izraelit, Magen David Adom, tha se tre të vrarët ishin burra të moshës rreth 50-vjeçare

Jordania nuk e ka komentuar ende këtë sulm.

Jordania bëri paqe me Izraelin në vitin 1994, por ka qenë kritike e ashpër e politikave izraelite karshi palestinezëve.

Pikëkalimi Allenby përdoret kryesisht nga izraelitët, palestinezët dhe turistët ndërkombëtarë.

Në Bregun Perëndimor, i cili është i uzurpuar nga Izraeli, është rritur dhuna prej se Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – kreu një sulm në Izrael më 7 tetor.

Izraeli kryen arrestime pothuajse të përditshme në zonat e dendura palestineze. Për më tepër, dhuna e kolonëve izraelitë dhe sulmet palestineze ndaj izraelitëve janë rritur dukshëm prej vitit të kaluar. /REL/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy