Snajperi qëllon makinat në autostradë, autoritetet në alarm, 7 të plagosur

by Nexhat

Të paktën 7 persona kanë mbetur të plagosur, 5 prej të cilëve në gjendje të rëndë, si pasojë e dhjetëra të shtënave me armë në një autostradë në Kentucky të Shteteve të Bashkuara, të cilat u pasuan dhe me aksidentete rrugore.

Të shtënat nisën pasdite në rrugën Interstate 75, kur një person i fshehur në pyll nisi të qëllonte me armë zjarri të gjitha makinat që kalonin, në të dyja anët e autostradës.

banner

Autori i kësaj ngjarje të pazakontë dhe pa një motiv të qartë është Joseph A Couch, i cili është shpallur në kërkim, teksa qindra efektivë policie kanë rrethuar zonën dhe janë vënë në ndjekje të tij.

32 vjeçari konsiderohet i rrezikshëm dhe i armatosur, dhe për këtë arsye banorëve të zonës iu kërkohet të qëndrojnë në shtëpi, teksa një foto e të dyshuarit qarkullon në media dhe rrjetet sociale

Mediat ndërkombëtare raportojnë autostrada Interstate 75 është e mbyllur, ndërkohë që sherifi i zonës në një reagim për mediat konfirmoi se jo të gjithë të lënduarit kanë plagë arme pasi disa prej tyre mbetën të plagosur, pasi u përplasën me makina të tjera ose me barrierat kufizuese kur dëgjuan të shtënat.


banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy