Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

by Nexhat

Spanja ka arritur të shënojë fitore të thellë me rezultat 4-1 në udhëtim ndaj Zvicrës, ndeshje kjo e vlefshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Zviceranët e vuajtën shumë mungesën e Granit Xhakës në këtë takim, me këtë të fundit që nuk ishtë në dispozicion për shkak të kartonit të kuq që mori ndaj Danimarkës

banner

Mysafirët ia dolën që të kalojnë herët në avantazh me anë të Joselu, i cili në minutën e katërt realizoi për 1-0 pas asistimit nga Lamine Yamal.

Zvicra reagoi shpejt duke barazuar rezultatin në 1-1 përmes Becir Omeragic, por pas intervenimit nga VAR-i goli u anulua për shkak të prekjes së topit me dorë.

‘Furia e Kuqe’ ia doli që ta dyfishojë avantazhin disa minuta më vonë me anë të Fabian Ruiz i cili realizoi për 2-0 në minutën e 13-të të takimit.

Në minutën e 20-të të duelit Spanja mbeti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit me karton të kuq të Robin Le Normand.

Zvicra arriti fillimisht që ta menaxhojë mirë epërsinë numerike në fushë duke ngushtuar shifrat në 2-1 pas golit të shënuar nga Zeki Amdouni (41’) pas një topi të kthyer në zonë.

Sidoqoftë, përkundër faktit se mbetën me një lojtar më pak, Spanja nuk u zmbraps dhe e gjeti golin edhe në dy raste të tjera.

Tek goli i tretë sërish protagonist ishte Fabian Ruiz i cili realizoi për 3-1 pas asistimit të Ferran Torres.

Goli përfundimtar i Spanjës erdhi pas një kundërsulmi ‘vrasës’ aty ku Joselu arriti ta gjejë brenda zonës Ferran Torresin i cili me qetësi në minutën e 80-të realizoi për 4-1.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Zvicra renditet e fundit në grup me asnjë pikë të grumbulluar, ndërsa Spanja mban vendin e dytë me katër pikë, dy më pak se lideri Danimarka që ka gjashtë sosh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy