48
Ardian Ismajli ishte “ylli” i mbrëmjes për Shqipërinë dje.
Përveçse ishte më i miri në defanzivë, Ismajli edhe shënoi gol në fitoren prej 2-1 ndaj Ukrainës.
Pas kësaj paraqitje të jashtëzakonshme, mbrojtësi i Empolit ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.
”3 pik me se te merituara, faleminderit per mbeshtjetjen”, ka shkruar Ismajli.
Ndeshjen e ardhshme, Shqipëria e luan të martën ndaj Gjeorgjisë në “Air Albania”.