Gjilani është komuna e vetme që subvensionon për faren e misrit dhe të grurit, bile sivjet e ka dyfishuar mbështetjen

by engel

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Gjilanit, z.Bajram Isufi ka komunikuar nëpërmjet faqes elektronike dhe ka dhënë disa informacione lidhur me gjendjen në bujqësi në komunën e Gjilanit. Ai ka njoftuar se Gjilani është një ndër komunat e vetme që subvencionojmë farën e misrit dhe grurit nënivel të Republikës së Kosovës. Prodhimi dhe kultivimi i grurit e misrit, si dy prej kulturave jashtëzakonisht të rëndësishme për ekonominë e vendit, vazhdon të mbështetet nga Komuna e Gjilanit.

Ndër të tjera, drejtori tha se prioritet ndër pritoritete e kanë prodhimin foragjer, me theks të veçantë prodhimin dhe kultivimin e grurit dhe misrit, si dy prej kulturave jashtëzakonisht të rëndësishme për ekonominë e vendit.
Më tej ai ka treguar se në këtë vit 638 fermerë gjilanas përfituan 1000 thasë farë misri dhe 2000 thasë pleh artificial, të mjaftueshme për mbjelljen e sipërfaqes e 500 hektarëve dhe 200 tonë farë gruri për mbi 800 fermerë.

banner

“Jemi një ndër komunat e vetme që e subvencionojmë farën e misrit dhe farën e grurit në nivel të Republikës së Kosovës”, tha Bajram Isufi.
Sipas tij edhe Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit, ka dyfishuar subvencionet për këto dy kultura bujqësore.
“Kemi paraparë mbështetje për fermerët në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe kemi prioritet të vazhdueshëm në rritjen e mirëqenies së tyre në çdo aspect”, tha Isufi.

Drejtori i Bujqësisë, theksoi se së bashku me kryetarin e komunës Alban Hysenin, nga i cili kanë përkrahjen e plotë në të gjitha kërkesat që vijnë nga drejtoria, do të jenë gjithmonë afër fermerëve, për t’i subvencionuar, trajnuar, këshilluar ata me të gjitha kapacitetet komunale.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy