Konjufca: Dialogu është në qorrsokak prej të cilit s’po shoh dalje, Banjska ishte gozhda e fundit në arkivol

by Nexhat

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ndodhet në qorrsokak dhe kjo ka ndodhur për fajin e Serbisë, teksa nuk sheh rrugëdalje nga ky proces.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Konjufca ka thënë se pikënisje e “shkatërrimit” të dialogut është sulmi terrorist të ndodhur më 24 shtator në Banjskë.

banner

“Unë konsideroj që sa i përket perspektives së dialogut, dialogu ndodhet në një qorrsokak prej të cilit nuk po shohë dalje. Këtij qorrsokaku i ka paraprijë Serbia. (Dialogu) e ka pasur arkivolin më 24 shtator me sulmin në Banjskë. Pikërisht për këtë arsye është shkatërruat edhe minimumi i mirëbesimit që kërkohet që të këtë një proces të negociatave që të vazhdoj normalisht. Ajo që ndodhi në Banjskë ishte gozhda e fundit në arkivolin e dialogut”, u shpreh Konjufca,teksa pati kritika edhe për bashkësinë ndërkombëtare “për mbylljen e syve” në rastin e bllokadave të pikave kufitare

“Nëse i mbyll sytë, si në rastin e mbylljen e kufijve në Serbi, sepse ai ndodhi nga shteti serb, shteti serb i lejoi kriminelët për t’i mbyllur kufijtë. As një reagim nuk e pash nga ana e Brukselit as nga bashkësia ndërkombëtare, bashkësia ndërkombëtare është e njëanshme”, deklaroi Konjufca

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy