Raportohet se Policia ka konfiskuar dokumentacionin nga kasaforta e Bankës serbe në Leposaviq

by Nexhat

Po raportohet se organet e rendit sot kanë marrë dokumentacionin nga kasaforta e Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviq.

Në pjesën ku ndodheshin zyrat e këtij institucioni serb, ndodhet një mjet i blinduar dhe rreth ndërtesës ku ishte e vendosur komuna paralele serbe shihen të parkuara automjete të policisë, raporton portali serb “kosovoonline”.

banner

Përballë objektit janë edhe mobiliet të cilat po i nxjerrin punonjësit e zyrës së Shoqatës serbe “Më Përkrah”. Ata ishin dukshëm të mërzitur dhe pa disponim për të thënë asgjë para kamerave, por konfirmuan se u ishte thënë të lironin hapësirën, pretendon ky portal.

Kasaforta e Bankës Popullore Serbe në Leposaviq nuk ka funksionuar që nga muaji maj, kur u mbyllën të gjitha objektet e Kursimores së Postës serbe dhe ndodhet në ndërtesën ku deri tani ishte komuna paralele serbe në Leposaviq

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy