29
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj ndalimit të sërishëm që u bë ndaj Ardita Sinanit, nga zyrtarët serbë në pikën kufitare në Tabanos.
Në postimin e tij në Facebook, Kamberi ka shkruar se Lista e Vulinit po vazhdon të aplikohet edhe më tutje.
“Serbia gjithnjë e më shumë po largohet nga vlerat perëndimore e aplikimi i demokracisë”.
“Sa keq për një shtet që pretendon të bëhet pjesë e BE-së”, ka thënë Kamberi