Kurti flet para të punësuarve të rinj në KEK, do “furnizim të qëndrueshëm me energji me çmime të përballueshme”

by Nexhat

 Kryeministri Albin Kurti ka ndarë pamje nga vizita e sotme që bëri bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në Termocentralin “Kosova B”, ku mbikëqyrën punimet në remomntet që po bëhen.

Kurti ka thënë se KEK po vijon të forcohet çdo ditë, derisa përmendi edhe punësimin e 149 punëtorëve të rinj,

banner

“KEK-u vijon të forcohet çdo ditë. Ajo e gëzon vëmendjen dhe përkrahjen e shtetit. Radhëve të saj, iu shtuan nga sot edhe 149 punëtorë të rinj. Publikja është e jona, e të gjithëve dhe secili mund të kontribuojë për ta mirëmbajtur e zhvilluar atë. Me profesionistët e duhur nga fushat përkatëse, me mbështetjen dhe dhënien e mundësive e hapësirës veçanërisht për sa më shumë të rinj e të reja, e ndërtojmë të tashmen dhe të ardhmen e sferave institucionale të shtetit tone”, ka shkruar Kurti.

Ai ka ndarë edhe një pjesë nga fjalimi që mbajti para punëtorëve të rinj. Kurti ka thënë se punësimi i tyre është lajm i mirë për shtetin dhe qytetarët për shkak se duan që të ketë furnizim sa më të qëndrueshëm me energji elektrike, me çmime sa më të përballueshme.

“Faleminderit që na keni bërë bashkë sot, në një ditë të gëzuar edhe për juve, edhe për neve e rrjedhimisht edhe për shtetin tonë dhe qytetarët e Republikës. Për juve sepse po lidhni marrëdhënie pune. Për neve për shkak se po e forcojmë KEK’un, ndërkaq për shtetin dhe qytetarët për shkak se duam që të kemi furnizim sa më të qëndrueshëm me energji elektrike, me çmime sa më të përballueshme. Për ta mbajtur hapin për prodhimtari të qëndrueshme me energji elektrike është i domosdoshëm inkuadrimi i punëtorëve të rinj dhe ky është një lajm i mirë”, ka thënë Kurti.

Për vizitën ka njoftuar edhe Ministrja Rizvanolli.

“Nga sot, 149 të rinj e të reja i bashkohen KEK-ut. Me Kryeministrin Albin Kurti i përshëndetëm dhe u uruam punë të mbarë, gjatë një vizite në Termocentralin Kosova B ku i pamë nga afër punët në remontin e bllokut B2, në përgatitje për sezonin e dimrit”, ka shkruar Rizvanolli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy