Murati për mbështetjen financiare për fëmijët dhe lehonat: E arritëm duke e ndalur hajninë, buxheti u rrit vetvetiu

by Nexhat

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur  për politikën qeveritare për të mbështetur financiarisht fëmijët dhe nënat lehona.

Ai në një postim në Facebook tha se këtë mbështetje e bënë duke e rritur buxhetin e Kosovës, e kjo sipas tij u bë së pari duke e ndalur hajninë

banner

Ai tha se tani mbi 10 milionë euro shkojnë në llogaritë e familjeve me fëmijë, çdo muaj.

Postimi i plotë:

Në fillim na thanë që s’do ta përmbushnim këtë premtim sepse nuk kishte buxhet. Ku do t’i merrni 50 milionë euro, thanë!

Përgjigjen e kishim të thjeshtë: do t’a ndalim hajninë, dhe buxheti bëhet vetvetiu. Nëse në të kaluarën sigurohej buxheti për të paguar 53 milionë euro ndëshkime, pse do duhej të ishte e pamundur të siguroheshin 50 milionë euro për nëna dhe fëmijë?!

Pastaj, kur e siguruam buxhetin dhe filluam zbatimin, thanë “eh po, 10 euro s’janë asgjë, nuk mjaftojnë”, duke harruar që ata vetë për 20 vite nuk arritën as këto 10 euro t’i jepnin si mbështetje për fëmijët.

Kur e panë që nënat dhe fëmijët e mirëpritën mbështjetjen, anipse ishte vetëm 10 euro, cinikët thanë, “eh po, banka po ua merr 3 euro” thuajse para shtesave nuk kishte pasur tarifa bankare. Por, e rregulluam edhe këtë problem duke lansuar llogaritë bazike pa pagesë, ose me pagesë simbolike.

Dhe sivjet, në vitin e tretë të zbatimit të masës, i rritëm shtesat duke i dyfishuar në 20 euro për fëmijë, për familjet që kanë deri në dy fëmijë, dhe duke i trefishuar në 30 euro për fëmijë për familjet me 3 apo më shumë fëmijë.

Nga një premtin për të cilin na thanë se s’bëhet, tani mbi 10 milionë euro shkojnë në llogaritë e familjeve me fëmijë, çdo muaj.

Kjo pra është Qeveria për të gjithë!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy