Në gjyq me Bashkimin Evropian, Google humb apelin ndaj gjobës 2.7 miliardë dollarë

by Merita

Kompania Google humbi të martën apelimin në nivelin më të lartë gjyqësor të Bashkimit Evropian ndaj gjobës prej 2.7 miliardë dollarë të vendosur nga Komisioni Evropian.

Kompania ishte ndëshkuar për shkak të avantazhit të paligjshëm që u jep rekomandimeve të saj për klientët që dëshirojnë të blejnë nëpërmjet internetit.

banner

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian (CJEU) mbajti në fuqi një vendim të një gjykate më të ulët në mbështetje të masës së marrë nga Komisioni Evropian, që funksionon si organi kryesor anti-monopol i unionit të përbërë nga 27 vende.

Komisioni Evropian pati ndëshkuar kompaninë gjigande të teknologjisë në vitin 2017 për shkak të praktikës së padrejtë të orientimit të vizitorëve drejt shërbimit të saj të blerjeve Google Shopping, duke dëmtuar kështu konkurentët. Kjo është një ndër tre gjobat prej disa miliarda dollarësh që komisioni i ka vendosur ndaj kompanisë Google gjatë dekadës së fundit, ndërsa ka forcuar masat në sektorin e teknologjisë së informacionit.

“Jemi të zhgënjyer me vendimin e Gjykatës, që lidhet vetëm me një pjesë të caktuar të fakteve”, u shpreh nëpërmjet një deklarate kompania Google.

Kompania thotë se ka bërë ndryshimet e duhura në vitin 2017, për të zbatuar vendimin e Komisionit Evropian që i kërkonte kompanisë t’i trajtojë konkurentët në mënyrë të barabartë.

Grupi evropian për mbrojtjen e konsumatorëve, BEUC, përshëndeti vendimin e gjykatës, duke thënë se dëshmon se rregullat e BE-së për mbrojtjen e konkurencës “vazhdojnë të jenë shumë vigjilente” në tregjet dixhitale./ VOA

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy