Nuk ka javë ose muaj që në Serbi nuk përmendet termi ‘luftë’ nga zyrtarë të lartë të atij vendi.
Ky term, kohëve të fundit ka nisur të përmendet shpesh nga kryeministri serb Millosh Vuçeviq.
I ftuar në TV Prva, ai ka pretenduar se Serbia i ka veç dy rrugë.
Njëra sipas tij është politike dhe përmes dialogut të luftojë për serbët në Kosovë, ndërsa rruga tjetër të çon në konflikt.
“Ne kemi dy rrugë. Njëra është politike, përmes dialogut, diplomatik, të ushtrojmë presion, të argumentojmë dhe të luftojmë për serbët në Kosovë, tjetra të çon në konflikte. Vetëm duhet të dimë, nëse shkojmë në anën tjetër, e gjithë Serbia është i kërcënuar, nuk është çështja – ne ecim pak atje, pastaj hyjmë dhe mbarojmë gjithçka, kjo është çështje tjetër, por është çështje e realitetit politik”, tha Vuçeviq.
Terme destabilizuese ai ka vazhduar të përdorë edhe rreth gjendjes së serbëve që jetojnë në Kosovë.
“Më dhemb barku që kryeministri i Kosovës Albin Kurti po ngacmon serbët. Ai po provokon reagimin e Serbisë dhe për ta tërhequr atë në konflikt për ta bërë atë të duket si një viktimë”, ka bërë panik Vuveviq