Neymar Jr ka marrë lajmin e dhimbshëm se nuk do të mund të rikthehet së shpejti në fushë.
Ai dështoi në testet mjekësore që iu nënshtrua me Al-Hilal për të përcaktuar nëse ai ishte rikuperuar nga lëndimi i tij.
Neymar Jr ka marrë lajmet më të këqija, të paktën për sa i përket jetës së tij sportive. Sulmuesi 32-vjeçar do të duhet të shtyjë rikthimin në fushë, pikërisht kur kishte shpresa për të luajtur sërish në fund të shtatorit. Kjo u raportua nga Al-Hilal në një deklaratë të lëshuar më 8 shtator.
Braziliani ka këputur ligamentin e përparmë të kryqëzuar në gjurin e majtë, ku i është prekur menisku në ndeshjen mes Uruguait dhe Brazilit në kualifikueset për Botërorin 2026. Kjo ndodhi më 17 tetor 2023, ndaj sulmuesi duhej t’i nënshtrohej një operacioni. I ngarkuari për operacionin e tij ishte mjeku i tij më i besuar, Rodrigo Lasmar, i cili punon me ‘Seleçao’.
Por asnjë mjek nuk është magjistar, ndaj edhe pse ndërhyrja rezultoi e suksesshme dhe Neymar ka bërë gjithçka për t’u rikthyer në fushën e lojës, trupi i tij ka vendosur ndryshe.