Osmani udhëton në Poloni për të marrë pjesë në “Vital Voices Summit”, do të jetë folëse kryesore

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Poloni për të marrë pjesë në Samitin global “Vital Voices Summit”,

Sipas njoftimit të lëshuar nga Presidenca, Osmani do të jetë folëse kryesore në një bashkëbisedim me temën për “Gratë për të drejta dhe demokraci”, nën moderimin e ambasadores Melanne Verveer, Drejtore Ekzekutive e Instituti Georgetoën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, njëherësh Ambasadorja e parë e SHBA-ve për Çështjet Globale të Grave dhe Bashkëthemeluese e Vital Voices

“Vital Voices”, që nga themelimi i saj në 1997, ka mbështetur drejtpërdrejt më shumë se 20,000 gra prijëse të ndryshimeve në 185 vende të botës dhe ka ndërtuar rrjetin më të fuqishëm global të grave lidere që angazhohen për një botë më të barabartë për të gjithë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy