Reagon ashpër FFK-ja pas incidentit që ndodhi në ndeshjen mes Deçanit dhe Prizrenit

by Nexhat

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar ashpër dhe ka dënuar fuqishëm incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes së javës së dytë në Ligën e Dytë, ndërmjet KF Deçani dhe KF Prizreni.

Sjelljet josportive që fillimisht u shfaqën në këtë takim nga disa lojtarë të KF Deçani, e më pas edhe nga një lojtar i klubit prizrenas (të cilët kryen veprime që bien ndesh me frymën e sportit), janë të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me vlerat e futbollit

banner

Edhe më shqetësues ishte përshkallëzimi i situatës që pasoi, ku përleshja mes futbollistëve në fushë u përkeqësua me përfshirjen e personave civilë, të cilët sulmuan futbollistët e klubit prizrenas.

FFK-ja nuk do të tolerojë dhunën në futboll në asnjë formë dhe kërkon që të gjithë personat e përfshirë në këtë incident të japin përgjegjësi

Njëkohësisht, FFK-ja kërkon nga komisionet e saj përkatëse që të ndërmarrin masa rigoroze ndaj të gjithë atyre që kanë shkelur rregullat e lojës dhe etikën sportive, konform rregulloreve në fuqi.

FFK-ja është e përkushtuar për të promovuar një ambient të sigurt dhe të drejtë në futbollin kosovar, ku respektohen parimet e ‘fair-play’-t dhe respekti mes klubeve.

Incidentet e tilla nuk kanë vend në futbollin tonë dhe do të bëjmë gjithçka për t’i parandaluar ato në të ardhmen

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy