SBASHK me një nismë të madhe për ish-punëtorët e viteve 90-ta

by Nexhat

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se kanë iniciuar një nismë për mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshimin e skemën pensionale në vend.

Sipas tij, kjo nismë ka për qëllim që punëtorëve të arsimit viteve te 90-ta t’u llogariten si vite kontributdhënëse, ndërsa është i bindur në mbledhjen e mbi 10 mijë nënshkrimeve

banner

“Duke respektuar qëndrimet e përfaqësueseve të SBAShK-ut që nga çerdhet e deri në universitet, kemi ardhur me një përfundim të fillojmë me një nismë me mbledhjen e nënshkrimeve nga anëtarësia jonë por edhe nga qytetarët që t’i drejtohemi Kuvendit të Kosovës që të ndërrojnë pjesën e ligjit për skemën pensionale. Kohëve të fundit me ndryshimin e bërë janë mohuar te drejtat e punëtorëve të arsimit”, ka thënë Jasharaj, teksa shpreh bindjen se ligjvënësve do t’u dërgohen më shumë se 10 mijë nënshkrime.

“Kjo nismë ka për qëllim që t’i kthehet e drejta që e ka bërë vet parlamenti punëtorëve të arsimit viteve te 90-ta që këto vite te jenë vite kontributdhënëse që të marrin pensionin e plotë që do të ndihmonte jo vetëm punëtorëve të arsimit po të gjithë sektorët publike, që të arrijnë kriterin për 15 vite. Jam i sigurt se jo vetëm 10 mijë po shumë më shume nënshkrime do të mblidhen për nja afat shumë të shkurtër dhe do t’ia dërgojmë organeve përgjegjëse”, ka thënë Jasharaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy