Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka ftuar institucionet e Kosovës të kenë kujdes me veprimet e Serbisë.
Ajo ka bërë me dije se Serbia po punon vazhdimisht për krijimin e ‘botës serbe’
Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se Serbia do të tentojë të nxisë situata për realizimin e agjendës se saj.
“Serbia po punon per ‘boten serbe’ e nxitur nga Rusia, duke dominuar dhe kotrolluar pakicen serbe në gjithe Ballkanin, por Kosova duhet te jet syqel dhe e kujdesshme – sepse me shkas apo pa shkas, Serbia do te nxit situata qe i duhen per agjenden e saj sic po luan me pakicen serbe ne veri, por Kosova duhet te di te mos lejoj skenaret qe cojne ne projektin hegjemon te ‘botes serbe’”, ka shkruar Tahiri.