Të pakten 40 të vrarë në Gaza nga sulmet me raketa të ushtrisë Izraelite

by engel

Numri i të vdekurve nga një bombardim izraelit në një kamp brenda zonës humanitare Al-Mawasi në Khan Yunis, në Rripin jugor të Gazës, ka arritur në paktën 40. Banorët dhe punonjësit e shëndetësisë thanë se të paktën katër raketa goditën zonën, duke i vënë flakën disa tendave.

“Ekipet tona janë ende duke lëvizur viktimat dhe të plagosurit nga zona e synuar. Kjo duket të jetë një masakër e re izraelite”, tha një zyrtar i emergjencës civile në Gaza.

banner

IDF tha se “goditi terroristët kryesorë të Hamasit që vepronin brenda një qendre komandimi dhe kontrolli të ngulitur në zonën humanitare Khan Yunis”.

”Para sulmit, u morën masa të shumta për të zbutur rrezikun e dëmtimit të civilëve”, shtoi ajo.
Hamasi u përgjigj menjëherë duke thënë se “akuzat për praninë e luftëtarëve të rezistencës janë një gënjeshtër e madhe”.
Hamasi mohoi se kishte luftëtarë të tij në kampin e bombarduar nga Izraeli në Khan Yunis, siç pretendohet nga ushtria e shtetit hebre.
“Akuzat e okupatorit për praninë e luftëtarëve të rezistencës” – shpjegon një shënim në Telegram – ”janë një gënjeshtër e madhe”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy