Vrasja e dyfishtë në Roskovec, policia njoftim zyrtar: Altin Kuka vrau xhaxha e nip me automatik

by Nexhat

Policia e Roskovecit ka reaguar zyrtarisht për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në fshatin Kurjan, ku viktima mbetën xhaxhai dhe nipi. Efektivët shprehen se autori Altin Kuka ka vrarë dy personat me automatik

“Roskovec/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.

Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. K

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike)

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, njofton policia

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy