Ylber Ramadani e pranon se Gjeorgjia e kishte përgatitur ndeshjen më mirë

by Nexhat

Ylber Ramadani vlerëson se Shqipëria nuk e kishte natën e saj në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë.

Gjeorgjianët fituan 1-0 ndaj Shqipërisë në Tiranë

“Sot ishte ndeshje shumë e vështirë. Na vunë në vështirësi me kompaktësinë në mbrojtje. Ishin pesë në mbrojtje e tre në mesfushë”, deklaroi Ramadani.

“Hoxha e kalonte një me driblim, por menjëherë i vinte tjetri”.

“Gjeorgjia është shumë e fortë, por edhe ne jemi skuadër e fortë. Sot nuk e kishim ditën, pasi jemi në nivel të njëjtë”.

“Gjeorgjianët e kanë përgatitur ndeshjen shumë mirë që me kundërsulme të vinin te porta”.

“E shfrytëzuan këtë dhe më pas kishim vështirësi që t’i thyenim prapa”, ka shtuar më tej ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy