“Aktakuzë e fuqishme, hetimet më komplekse, dhjetëra kërkesa për bashkëpunim”, Prokurori i rastit jep detaje për hetimet për Banjskën

by Nexhat

Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë për rastin e sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Prokurori i rastit Banjska, Naim Abazi, tha se aktakuza është e fuqishme dhe se në hetime janë përfshirë agjencitë më të mira kombëtare dhe ndërkombetare për zbatimin e ligjit, 

banner

Ai tha se hetimet për këtë rast kanë qenë më komplekset që ka kryer ndonjëherë kjo prokurori.

“Ky rast përfshinë ngritjen e aktakuzës kundër një grupi të strukturuar kriminal i përbërë prej 45 personave, të cilët dyshohen për kryerjen penale që lidhen me veprat kundër rendit kushtetues juridik dhe terrorizmin. Hetimet për këtë rast kanë qenë ndër hetimet më komplekse që ka pasur ndonjëherë kjo prokurori dhe ky proces ka kërkuar hetim intensive ku janë përfshirë agjencitë më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare për zbatim të ligjit”, deklaroi Abazi.

AI tha se janë realizuar 66 intervista me dëshmitarë dhe të pandehur, janë analizuar rreth 120 pajisje elektronike dhe 1 mijë e 266 armë dhe pajisje të tjera, dhe qindra dokumente që përmbajnë prova kritika për këtë rast.

Abazi përmedi se ndër personat që i është ngritur aktakuzë është edhe Millan Radojiçiq.

“Aktakuza përfshin 45 persona që kanë pasur role të ndryshme në këtë grup. Ndër të akuzuarit kryesor është edhe Millan Radojiçiq i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale”, tha Abazi.

Ai përmendi kërkesat për bashkëpunim juridik që u kanë bërë shteteve të BE’së dhe ShBA’së, të cilat tha se kanë qenë thelbësore për të zbuluar rrugët e financimit dhe siguruar prova.

“Në kuadër të hetimit kemi bërë dhjetëra kërkesa për bashkëpunim juridik dhe ndërkombëtar duke përfshirë vendet e BE’së, ShBA dhe shtetet e tjera, të cilat kemi arritur të sigurojmë dëshmi të rëndësishme. Këto kërkesa kanë qenë thelbësore për të zbuluar rrugët e financimit dhe për të siguruar prova që ndihmojnë në ngritjen e kësaj aktakuze të fuqishme”, tha Abazi

Ngritja e aktakuzës vjen gati një vit pas sulmit. Kryeministri Albin Kurti në vazhdimësi ka drejtuar kritika ndaj Prokurorisë Speciale për mosngritjen e aktakuzës. Kritika ka bërë edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kryeprokurori Blerim Isufaj tha se arsyeja pse është vonuar ngritja e aktakuzës janë rezultatet e ekzaminimeve nga jashtë.

“Pranimi i rezultateve të ekzaminimeve nga jashtë vendit ishte shkaku i vonimit të kësaj aktakuze”, ka thënë Isufaj.

Ndryshe, grupi terrorist i udhëhequr nga Millan Radojiçiq sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator 2023, ku vrau heroin Afrim Bunjaku.

Në qershor të këtij viti, Policia e Kosovës kishte deklaruar për Express se ishin identifikuar 48 terroristë, ishin ngritur kallëzime penale ndaj 45 personave, urdhër-arreste vendore kundër 41 të dyshuarve dhe 39 urdhër-arreste ndërkombëtare.

Kallëzimet penale janë ngritur nën dyshimet se janë konsumuar veprat: Vrasje e rëndë, sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës,. Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese, kryerja e veprës terroristge, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, shpërlarja e parave dhe financim i terrorizmit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy