Arrestohet predikuesi “salafit” Leonis Hamza, pritet të dëbohet në Kosovë

by Nexhat

Është arritur që të arrestohet predikuesi salafit, Abdul Alim Hamza, emri i vërtetë it ë cilit është Leonis Hamza.

Shtetasi Kosovar, që njihej si predikues i rrezikshëm është arrestuar dje gjatë një termini që kishte në Zyrën për të Huaj në Bon të Gjermanisë.

banner

Ai pritet që tanimë të dëbohet për në Kosovë.

Sipas raportimeve në lidhje me të thuhet se ishte i lidhur me skenën radikale “salafiste”. Hamza tërhoqi vëmendje sepse organizoi ngjarje me salefistë të njohur radikalë, përfshirë predikuesin e Bonit, Abu Dujana, në të ashtuquajturën “Shtëpi e Integrimit” në Bon të Duisdorfit.

Po ashtu ai ishte aktiv në grupin e njohur e të ndaluar tashmë “The True Religion”.

34-vjeçari, një predikues salafist, thuhet se ka kontakte me radikalët islamikë.

Shtetasi kosovar me emrin e luftës Abdul Alim Hamza, në fakt quhet Leonis Hamza. Atij i pëlqen të ketë foto në rrjetet sociale me personazhe të të quajtur si të rrezikshëm, Arafat Abou-Chaker. Sipas gazetës gjermane Bild, ai është i lindur më 1990 në Pejë dhe jetonte në Bon, përcjell albinfo.

Që nga janari 2022 thuhet se ai ka përhapur informata tendencioze islamike dhe për këtë ka qenë nën vëzhgimin e autoriteteve gjermane.

Në qytetin perëndimor gjerman të Bonit, Abdul Alim Hamza ishte imam në një xhami që agjencia e sigurimit e konsideron si një “vend takimi salafist”. Ai ka kontakte me selafistët e njohur, si: Ibrahim El-Azzazi, Abu Dunja dhe Pierre Vogel.

Sipas Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, Pierre Vogel, alias Abu Hamza, ka qenë “një nga aktorët më të rritur salafistë në Gjermani për 15 vjet”. Vogel thuhet se ka luajtur indirekt një rol kyç në sulmin e nxitur në koncertin e Taylor Swift në Vjenë, sepse i dyshuari për terrorizëm Beran A., gjithashtu sipas mediave gjermane, është radikalizuar nga përmbajtja e Vogel

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy