Baraliu: Lista Guxo dhe Alternativa do të shkrihen

by engel

Sipas KQZ-së, 12 koalicione partiake u paraqitën për certifikim në afatin kohor prej 15 ditësh për të garuar në zgjedhjet të cilat pritet të mbahen më 9 shkurt 2025.

Por në këtë listë nuk ishte edhe koalicioni mes LVV-së, Listës Guxo dhe Alternativës. Këto tri parti vendosën të hyjnë në një listë të përbashkët.
Këtë rrethanë, ish-kryesuesi i KQZ-së, Mazllum Baraliu, e sheh si mungesë të fuqisë politike të dy subjekteve “Listës Guxo” dhe të  “Alternativës”.

banner

“ Nuk kanë fuqi elektorale këto dy parti Lista Guxo dhe Aletrnativa nuk kanë pasur nga të ia mbajnë detyrimisht do të shkrihen…”, tha Baraliu.

Ministri i bujqësisë Faton Peci i cili vjen nga Lista Guxo, ditë më parë, bëri të ditur se po e shqyrton mundësinë për të kandiduar për pozitën e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, në kuadër të LVV-së.

Në bazë të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ka disa ndryshime për listat e deputetëve dhe verifikimin ligjor të kandidatëve për deputetë.  Sipas monitoruesve të zgjedhjeve dhe punës së Kuvendit, këto ndryshime kozmetike. Ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu, thotë se të gjitha partitë një zëri ia përshtatën vetës këtë ligj.

“Po është për çudi pa debat pa konsultime pa zhurmë u miratua ligji për zgjedhje i cili iu shkon për shtati të gjitha partive…”, tha Baraliu per RTV21

Zgjedhjet e ardhshme në Kosovë pritet të mbahen më 9 shkurt 2025.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy