Berisha në SPAK|Gjekmarkaj: Duan që opozita të shkojë në zgjedhje me ‘gojën mbyllur’

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, është shprehur se ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha po bëhet padrejtësi që po mbahet sipas tij pa prova në ‘arrest shtëpie’

Komentet Gjekmarkaj i bëri teksa ishte i ftuar në Euronews Albania, ku tha se padrejtësia ndaj Berishës është organizuar nga pushteti në bashkëpunim me sistemin e drejtësisë

banner

Ai shtoi se dita e sotme ishte një ditë e trishtuar për drejtësinë, pasi sipas tij, po punohet që opozita të shkojë me ‘duar të lidhura’ e ‘gojë të mbyllur’ në zgjedhjet e vitit 2025.

Kujtojmë se ditën e sotme Berisha u paraqit në SPAK, ku Prokuroria e Posaçme i komunikoi zyrtarisht akuzat e ngritura ndaj tij, pas përfundimit të hetimeve.

“Duhet folur mbi atë çfarë Sali Berishës po i bëhet. Jo thjeshtë për valencën politike, si njeriu që i priu revoltave demokratike, si njeriu i NATO, Shqipërisë pa viza, por si një qytetar që goditet në mënyrë personale, ku shkelet Kushtetuta e vendit për t’i hequr liritë.

Kjo bëhet në një moment që Berisha është edhe kryetari i opozitës. Dot ka qenë një ditë e trishtuar për drejtësinë në Shqipëri. Ajo që ndodh me Berishën është kryekëput e padrejtë, një aleancë e fshehtë me pushtetin për ta çuar opozitën me duar të lidhura e gojë të mbyllur drejt procesit zgjedhor të 2025.

Foca e vullnetit të demokratëve është ajo që e mban në politikë Berishën, që e ka kthyer në parti atë. Sali Berisha është ai që mbetet dhe që përcakton lëvizjet politike të opozitës”, tha Gjekmarkaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy