Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se qëllimi i Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës, “është që të dëbojë të gjithë serbët dhe të ketë një Kosovë të pastër”.
“Kjo është diçka për të cilën ka folur Aleksandar Vuçiq me vite të tëra, ndërsa opozita ka folur për Kurtin në mënyrën më të mirë, se ai është intelektual dhe është mëkat që ai nuk është president i Serbisë”, ka pretenduar Bërnabiq.
Ajo ka thënë se “diplomacia serbe po punon me shpejtësi dhe se kjo është një luftë e vështirë”.
“Ne duhet të bëjmë çmos për të ruajtur paqen, por nuk mund të heqim dorë nga njerëzit tanë. Mezi pres adresimin e Aleksandar Vuçiqit dhe udhëzimet e tij. Se çfarë duhet të bëjmë do ta dimë së shpejti”, ka thënë kryetarja e parlamentit serb