Kica -Xhelili i reagon Kurtit për Byronë, ia përmend Martin Berishajn, kontratat sekrete, rezervat, tenderët e stadiumeve…  

by Nexhat

Sot në mbledhjen e Qeverisë u miratua Byroja Shtetërore për Konfiskimin dhe Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Kurti që tha se Byroja do ta parandalojë keqpërdorimin e buxhetit të shtetit dhe pozitës zyrtare.

Ndaj Kurtit ka reaguar deputetja e LDK’së, Doarsa Kica- Xhelili.

banner

Ndër të tjerash, ajo i ka kërkuar Kurtit ta shkarkojë ambasadorin Martin Berishaj, ministrat që kanë nënshkruar kontrata njëburimore, “ekipin që kanë abuzuar me rezerva shtetërore” dhe kryetarët e komunave që kanë anuluar tenderë të stadiumeve që sipas Kicës “s’po mund t’i rehatojnë shokët”.

Në fund, ajo ka thënë se Kurti duhet ta shkarkojë edhe vetën sepse “pa bekimin e tij s’do të ndodhnin këto më sipër”.

Kica e ka pyetur Kurtin se a vlen luftimi i korrupsionit për të gjithë përveç tij.

Kurti: Byroja do të bëhet, pavarësisht tendencave për ta zvarritur jetësimin e saj

Kurti tha se Gjykatës Kushtetuese iu deshën 17 muaj për të nxjerrë një aktgjykim për këtë Ligj.

“Le të vazhdojmë me shqyrtimin e projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Njëra ndër nismat më të rëndësishme të qeverisë sonë, përmes së cilës luftohet keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe ndiqet pasuria e pajustifikueshme është koncepti i konfiskimit civil. Ndonëse ligji për Byronë ishte votuar në Kuvend më 9 shkurt 2023, një grup opozitar e kontestoi në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatës Kushtetuese iu deshën plot 17 muaj për të nxjerrë aktgjykim për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, 17 muaj për një aktgjykim i cili rrëzoi vetëm katër nene nga gjithsej 71 sa kishte ligji. Të nderuar kolegë pas publikimit të këtij aktgjykimi më 29 korrik të këtij viti, MD me përkushtim ka adresuar ndryshimet në këto katër nene dhe ka finalizuar projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, të cilin e keni para vetës. Pavarësisht tendencave për ta zvarritur jetësimin e këtij ligji të rëndësishëm, Byroja do të bëhet, jetësimi i konceptit të konfiskimit civil si zotim i yni, përveçse do ta ruajë pasurinë publikë dhe do t’ia kthejë shtetin atë që është përfituar kundërligjshëm, Byroja gjithashtu do të shërbejë  edhe si parandalim që kurrë më të mos keqpërdoret buxheti i shtetit dhe pozita zyrtare”,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy