Maqedonci: Kërcënimet nga Vuçiqi nuk janë diçka e re, na bëjnë që të rrisim vigjilencën

by Nexhat

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një konferencë për media është deklaruar lidhur me kërcënimet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Kërcënimi i fundit nga Vuçiq  nuk është diçka e re. Serbia ka vazhduar në vazhdimësi të kërcënojë sigurinë e vendit tonë dhe ne nuk frikësohemi nga këto kërcënime.

Normalisht këto kërcënime nga bëjnë që të rrisim vigjilencën, të jemi më të përgatitur, por asnjëherë të frikësohemi duke pasur parasysh faktin që ne jetojmë në vendin tonë dhe institucionet e vendit tonë po kryejnë detyrat në kuadër të misionit të tyre brenda territorit të vendit…”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy