Spiropali: Duke u koordinuar mes vete dhe me mbështetjen e partnerëve, mund të jemi faktor stabiliteti e zhvillimi në rajon

by Nexhat

Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali tha në një konferencë të përbashkët me kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca pas një takimi se me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, shqiptarët mund të bëhen faktor stabiliteti dhe zhvillimi në rajon.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje për marrëdhëniet ndërshtetërore, Spiropali tha se “intensifikimi i qeverive dhe kuvendeve tona është krejt i qartë për të gjithë”

Ajo tha se duhet koordinim me njëri tjetrit në “strategjithë e përbashkëta”.

“Sigurisht që kemi sfida. Nuk pretendojmë që gjithçka në të dyja vendet tona shkon perfekt, sepse pa diskutim që si sfidat e zhvillimit, ashtu edhe sfidat e sigurisë apo sfidat që sjell koha janë të shumta, por vetëm duke bashkëpunuar realisht dhe vërtetësisht me njëri-tjetrin dhe duke u koordinuar në strategjitë tona të përbashkëta mes nesh, por edhe me mbështetjen e partnerëve tanë që nuk na kanë lënë dhe nuk do na lënë në baltë, ne mund të jemi vërtet si faktor shqiptar, faktori që garanton stabilitetin dhe zhvillimin e gjithë rajonit”, tha ajo

Konjufca, ndërkaq, tha se “edhe në nivel të qeverive bashkëpunimi është i shkëlqyeshëm” dhe se “asnjëherë nuk ka pasur ndonjë ngritrje mes Republikë së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës”.

“Ne si përfaqësues të institucioneve gjithmonë kemi qenë në nivelin e detyrës, mundësisht për ta transmetuar një ndjenjë e cila është shumë e thjeshtë dhe është mes popujve tanë, e kjo është ndjenja e vëllazërisë, një ndjenjë shumë e afërt të cilën natyrisht mund ta ketë një popull mes vete. Kështu kanë vepruar unë mendoj edhe qeveritë dhe nëse ju dëshironi që ndonjë mospajtim eventual të kryeministrave apo qeverive ta paraqisni si një diçka që reflekton në marrëdhëniet mes dy shteteve, unë mendoj që kjo nuk qëndron fare”, tha ai.

Për shqiptarët e Kosovës, Konjufca tha se “Republika e Shqipërisë është sikur vendlindja jonë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy