A ishte e vonuar aktakuza për sulmin terrorist në Banjskë, flasin ekspertët

by Nexhat

Nënkoloneli i Policisë në pension, Refki Morina, ka vlerësuar ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj 45 personave të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë individuale për secilin të akuzuar.

Sipas tij, prokuroria ka bërë një punë voluminoze duke dokumentuar veprimet e secilit të akuzuar, përfshirë përdorimin e armëve dhe pozicionet që ata kanë mbajtur gjatë kryerjes së sulmit

“Kjo aktakuzë kërkon përgjegjësinë e secilit person veç e veç dhe për këtë është dashur kohë për të mbledhur të gjitha faktet dhe provat, përfshirë edhe ato që janë dërguar jashtë vendit për verifikim,” tha Morina në RTV Dukagjini

Ai shtoi se, edhe pse hetimet kanë marrë kohë, puna është kryer brenda afateve kohore të lejuara nga ligji.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy