Kurti: Gjatë viteve ’98-‘99, dhuna seksuale është përdorur si mjet lufte nga Serbia në Kosovë

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia në luftën e fundit në Kosovë dhunimet i ka përdorur si një mjet lufte.

Në Klan Arena, i pari i ekzekutivit kosovar është shprehur se duhet adresohen këto krime të luftës, dhunimet seksuale, njofton Klankosova.tv

banner

“Në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 dhuna seksuale është përdorur si mjet lufte nga Serbia, që ka lënë pasoja të thella e të gjera, tek individi, familja, shoqëria dhe mbarë populli. Andaj, na përket të gjithëve adresimi i këtyre krimeve të luftës që të mund ndërprejmë efektin shkatërrues të kësaj armë”, ka thënë Kurti.

Ndër tjera, Kurti është shprehur: “Republika e Kosovës qëndron në krahë të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, e përkushtuar për mbështetje institucionale për adresimin e të gjitha krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë”. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy