Juristi Ylli Manjani e ka cilësuar si të pamundur lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Kjo sepse sipas tij, praktika ligjore ka treguar që në raste të ngjashme, nuk është zbutur masa e sigurisë, për shkak se gjithmonë zbutja ose jo e saj është në proporcion me akuzat e ngritura ndaj një personi
Në fjalën e tij Manjani u shpreh se do duhej që Berisha të hetohej për çështje me një peshë më të madhe, si armatosja e shqiptarëve me armë në vitin 1997 apo edhe çështja e Gërdecit, krahasuar me çështjen e kompleksit Partizani, për të cilën ish-kryeministri rezulton pronar legjitim e po quhet padrejtësisht i korruptuar.
“Me praktikën e derisotme nuk ka shanse t’i zbutet masa, nuk ka shanse t’i zbutet asgjë sepse masat e sigurisë lidhen indirekt edhe me akuzën. Pra nëse dikush akuzohet dhe akuza është e rëndë, atëherë shoqërohet edhe më masën e sigurisë”
“Por gjithmonë masa e sigurisë është proporcionale, sa e rrezikshme është lënia e lirë e personit. Nuk jam avokati i Berishës, futem në ata që e kritikojnë ndër vite, do isha shumë i lumtur të hapej çështja e Gërdecit, lufta në 97-ën. Po që ta marrë pronari legjitim tokën dhe ju ta quani të korruptuar, nuk ka kuptim” –u shpreh Manjani në Euronewsal